Site icon Telegrafi

Cllevio tallet me Noizyn pasi mblodhi fansat në sheshin “Nënë Tereza” për të promovuar albumin “Alpha”

Rigels Rajku apo siç njihet për publikun Noizy ditën e djeshme (e enjte) ka promovuar në mes të fansave në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë albumin e ri të quajtur “Alpha”.

Ai mblodhi mijëra njerëz e dashamirës të muzikës së tij, teksa interpretoi dhe kërceu para tyre.

Në lidhje me këtë një reagim e ka bërë artisti Kleviol Ahmeti – Cllevio, i cili e ka kritikuar atë dhe mbrëmjen që organizoi.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ore bello, pashë koncertin tënd. Mini-koncert. Je i djallëzuar, as koncert as party. Nuk të vjen turp ty që kërcen në mes të universitetit me atë b*thën. Ore, e morëm vesh që ke”, u shpreh fillimisht ai.

Lexo po ashtu Sulmi me armë ndaj Top Channel, Cllevio flet pasi policia zbarkoi në shtëpinë e tij: Dyshojnë tek unë për vrasjen e rojës

“Po ç ‘refren kishe bërë more derr zi që ishe ti. ‘Baby don’t stop, baby don’t stop’, nja 17 herë, Jena mbretër, jena mbretër dy herë. Ju që e pëlqeni këtë muzikë jau q**fsha robët e shtëpisë”, tha mes tjerash ai.

@albaniaviral3 #tirana #cllevioserbiano44 #albaniaviral #shqip #shqiperia #albanian #albania #albaniantiktok #shqipetaretneperbot??? #shqiperi #cunatelondres #shqipe ♬ original sound – Albania Viral

Duket se Cllevios nuk i ka dalë akoma inati me Noizyn, me të cilin pati një sherr të bujshëm vitin e kaluar.

Përkundër se bënë paqe me njëri-tjetrin, reperi në fjalë e ka thumbuar vazhdimisht dhe ka hedhur kunja për të. /Telegrafi/

Exit mobile version