Forcat ukrainase kanë marrë nën kontroll fshatin Urozhaine në rajonin e Donetskut dhe kanë gërmuar në pozicione në periferi të atij vendi në juglindje të vendit.
“Urozhaine është çliruar. Mbrojtësit tanë janë në istikame në perimetrin e saj”, njoftoi në Telegram, Hana Maliar, Zëvendës- Ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Reuters raporton se Urozhaine është pjesë e një sërë vendbanimesh të vogla rurale që Ukraina i ka shpallur të çliruara që nga fillimi i qershorit, kur trupat e saj nisën një kundërofensivë kundër forcave ruse në frontet jugore dhe lindore.
Organizata kërkimore ruse “Ekipi i Inteligjencës së Konfliktit” raporti dje se forcat ukrainase me madhësinë e një divizioni, duke përfshirë të katër brigadat e Trupave Detare të Ukrainës, rrethuan Urozhainen, një vendbanim me disa qindra shtëpi të shpërndara përgjatë tre rrugëve paralele në drejtimin veri-jug.
“Rimarrja e Urozhaine ishte vetëm çështje kohe”, vlerësoi “Ekipi i Inteligjencës së Konfliktit”.
Ukrainian troops have liberated Urozhaine village, Donetsk region!
🇺🇦— Defense of Ukraine (@DefenceU) August 16, 2023
Ndërsa përparuan në lindje dhe në perëndim të Urozhaine, ukrainasit u lanë rusëve vetëm një rrugëdalje nga vendi: rrugën T0518, e cila të çon në jug në dy fshatra fqinjë.
Kur garnizoni i rraskapitur rus filloi të tërhiqej, tërësisht ose pjesërisht, fundjavën e kaluar, ushtarët e bënë këtë në këmbë dhe në mes të ditës, duke lëvizur përgjatë rrugës së hapur dhe fushave përgjatë asaj rruge.
Reported footage of Ukrainian forces firing US-made cluster munitions on fleeing Russian forces in Urozhaine, Donetsk. pic.twitter.com/sw5lN6dURG
— Clash Report (@clashreport) August 13, 2023
Dronët ukrainas i ndoqën të gjitha këto duke fluturuar mbi kokat e ushtarëve rusë dhe duke drejtuar zjarr artilerie ndaj tyre.
Dy pamjet me dron të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës të dielën, treguan dhjetëra rusë që po kalonin me shpejtësi në një rrugë.
The Ukrainian MoD released two spectacular videos, showing surviving Russian troops fleeing from Urozhaine.
It is absolute carnage because those Russians have no armored vehicles, no vehicles at all and flee in broad daylight on an open road and fields. The 2nd video is even… pic.twitter.com/69ap1T4dLs
— (((Tendar))) (@Tendar) August 13, 2023
Në videon e parë shihet një granatë duke shpërthyer duke hedhur ushtarët në tokë. Në një video tjetër, artileritë ukrainase përdorin municione thërrmuese vdekjeprurëse. /Telegrafi/