Site icon Telegrafi

Clevelandi nënshtron LA Lakers, San Antonio rigjen fitoren

Getty Images

Los Angeles Lakers u dorëzuan pa kushte ndaj kampionëve në fuqi të Cleveland Cavaliers që triumfuan me rezultat 125-120.

Në ndeshjen e zhvilluar në Staples Center, vendasit bënë gjithçka për të vënë në vështirësi armatën nga Ohio, por në një ndeshje të tillë ku gjatë periudhës së fundit treshja e famshme e Cavaliers – LeBron James, Kyrie Irving dhe Kevin Love – shkëlqyen, Lakers ngritën flamurin e bardhë pa kushte.

Për skuadrën kaliforniane as 40 pikët e Rusell nuk mjaftuan dhe në këtë mënyrë, Lakers vazhdon të përjetojë një krizë të thellë sezonale. Në mbrëmjen kaliforniane Love shtoi edhe 15 asiste për ta ndihmuar ekipin e tij të konsolidojë pozitat në krye të Lindjes, transmeton SuperSport.

San Antonio është kthyer pas dy humbjeve rresht për të fituar kundër Sacramento Kings, 118-102. I përhershmi Pau Gasol realizoi 22 pikë në “AT&T Center”, ndërsa Aldrige shtoi 18 të tjera. Moment jo shumë pozitiv po kalon Kawhi Leonard me 12 pikë, çka e detyroi trajnerin Popovich ta ulte në stol gjatë periudhës së katërt kur San Antonio kishte mbyllur çdo llogari me Sacramenton. Ndalet në rrugëtimin drejt vendit të dytë të Lindjes, Boston Celtic që thyhen nga Filadelphia 105-99 ku Saric regjistroi 23 pikë ndërsa skuadra nga Massachusetts vuajti mungesën e yllit Isaiah Thomas.

Fitore ka realizuar edhe Toronto që konsolidon pozitat në vendin e katërt pas suksesit 116-91 ndaj Indiana Pacers. DeRozan me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për skuadrën kanadeze, ndërsa në krahun tjetër George, Young e Teague ishin në një mbrëmje të errët.

Dallas nën udhëheqjen e gjermanit Nowitzki kaloi me sukses testin në fushën e Brooklyn Nets 111-104. 23 pikë dhe 9 kërcime shënoi lideri i Mavericks duke mbajtur të gjallë shpresën e skuadrës së Dallas për një vend në zonën ‘play off’.

Exit mobile version