Telegrafi

Cleveland dështon në shtëpi, favoritët tjerë marrin fitoret e para në ‘Play-Off’

Nuk ka nisur mirë ‘Play-Off’-i i sivjetshëm për Cleveland Cavaliers.

Nënkampionët e NBA janë mposhtur në shtëpi nga Indiana Pacers me 18 pikë epërsi 80-98.

Pacers qysh në çerekun e parë treguan se kanë udhëtuar për befasi ku triumfuan 14-33.

Në çerekun e dytë dhe të tretë fitoi Cleveland 24-22 dhe 27-18 por në të fundit që ishte vendimtar Pacers fituan me 10 pikë diferencë 15-25.

Victor Oladipo me 32 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime ishte më efikasi tek mysafirët.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe qendra Myles Turner me 16 pikë e tetë kërcime.

LeBron James si gjithmonë ishte më efikasi tek Cavs me ‘Triple Double’, 24 pikë, 12 asistime e 10 kërcime, por që nuk e pati ndihmën e bashkëlojtarëve.

Indiana tani udhëheq 1-0 në seri përballë Clevelandit.

Fitore ka shënuar edhe Oklahoma City Thunder në ndeshjen e parë ndaj Utah Jazz 116-108.

Paul George ishte fantastik në këtë ndeshje me 36 pikë e shtatë kërcime.

Paraqitje të mirë pati edhe fundori Russell Westbrook me 29 pikë tetë asistime e 13 kërcime.

Tek Utah më i miri ishte ‘Rookie’, Donovan Mitchell me 27 pikë por që ishin të pamjaftueshme për befasi.

Boston Celtics ka triumfuar vetëm pas lojës shtesë 113-107 ndaj Milwaukee Bucks për të kaluar në epërsi 1-0.

Ndërkohë fitore ka shënuar në ndeshjen e parë edhe Houston Rockets 104-101 ndaj Minnesota Timberwolves. /Telegrafi/

Rezultatet:

Konferenca e Perëndimit:

Oklahoma City Thunder – Utah Jazz 116 – 108 (1-0)

https://www.youtube.com/watch?v=XMiKncybs6o

Houston Rockets – Minnesota Timberwolves 104 – 101 (1-0)

Konferenca e Lindjes:

Boston Celtics – Milwaukee Bucks 113 – 107 (1-0)

Cleveland Cavaliers – Indiana Pacers 80 – 98 (0-1)

https://www.youtube.com/watch?v=RFUKDxczCRg