Telegrafi

Clattenburg detyrohet të largohet nga Egjipti shkaku i kërcënimeve të vazhdueshme

Mark Clattenburg ka lënë punën e tij si kreu i komitetit të arbitrave të Egjiptit për shqetësime sigurie, pasi thuhet se ka marrë kërcënime nga mbështetësit e Zamalek dhe sulme personale nga presidenti i klubit.

Ish-gjyqtari i Ligës Premier mori rolin në Egjipt gushtin e kaluar, ku ai u ngarkua me rolin e rritjes së performancës së zyrtarëve në vend.

Clattenburg është kritikuar ashpër nga Mortada Mansour, presidenti i Zamalek Sporting Club, 14 herë fitues rekord i Premierligës Egjiptiane.

Lexo po ashtu Mark Clattenburg propozon idenë më të 'çmendur' në futboll - mbështetet edhe nga Pierluigi Collina

Ai kritikoi rolin e Clattenburg në futbollin egjiptian, sipas SunSport, ndërsa pretendoi gabimisht se ai kishte lënë gruan e tij për të filluar një marrëdhënie homoseksuale.

47-vjeçari thuhet se është përballur me kërcënime nga mbështetësit e klubit, duke shkaktuar largimin e tij.

Clattenburg gjithashtu kishte shqetësime se emërimet e tij në arbitrazh po ndryshonin nga liga, ndërsa ai u përpoq të bindte zyrtarët e huaj që të udhëtonin në vend për të mbikëqyrur ndeshjet e mëdha.

Ish-arbitri thuhet se nuk ishte paguar dy muaj nga paga e tij prej 35,000 euro në muaj.

Federata Egjiptiane e Futbollit konfirmoi se Clattenburg ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, por organizata thotë se largimi i tij ende duhet të ratifikohet.

Lexo po ashtu Gjyqtari i njohur anglez, Mark Clattenburg ka zbuluar emrat e pesë lojtarëve më të bezdisshëm për gjyqtarët e futbollit

“Mark Clattenburg i Anglisë, kreu i Komitetit të Gjyqtarëve të Federatës Egjiptiane të Futbollit, dha dorëheqjen nga posti i tij të martën në mbrëmje”, thuhej në një deklaratë.

Bordi i Drejtorëve të Federatës Egjiptiane të Futbollit do të mbajë një mbledhje urgjente të mërkurën, për të vendosur për dorëheqjen e Clattenburg. /Telegrafi/