Site icon Telegrafi

Çka tha trajneri i Pejës pas fitores kundër Prishtinës?

Trajneri i klubit të basketbollit të Pejës, Branimir Pavic, shprehet i lumtur për fitoren e arritur kundër Sigal Prishtinës.

Pejanët para shikuesve të vetë në palestrën Karagaçi triumfuan kundër Sigal Prishtinës me rezultat 94:80, në saje të një paraqitje fantastike të Fisnik Rugovës.

Pavic ka thënë se prishtinasit gjithmonë kanë fituar me fat, ndërsa sonte ishte radha e tyre që të fitojnë.

“Çdo ndeshje që kemi humbur me Prishtinën, kemi qenë afër dhe nuk kemi arritur të fitojmë në fund, ndërsa tani kishim edhe fat dhe fituam”, tha Pavic pas ndeshjes.

Sa për epërsinë e terrenit, të cilën pejanët do ta ketë në “Play-Off”, trajneri shprehet se “Është shumë i rëndësishëm terreni vendas për të dy skuadrat. Por para se të mendojmë për finale, do fokusohemi te gjysmëfinalja”, shtoi Pavic. /Telegrafi/

PO ASHTU LEXONI: Peja e fortë për Sigal Prishtinën (Foto)

Exit mobile version