Me rastin e vizitës së papritur të presidentit amerikan, Joe Biden në Ukrainë, emri i liderit amerikan u shfaq në ‘rrugën e guximtarëve’ në Kiev.
Një takim i fshehtë mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi dhe të parit të SHBA-ve është zhvilluar sot, pas së cilës ata janë shfaqur në publik.
Me rastin e vizitës në Kiev, në “Rrugën e Guximit” u vendos një pllakë me emrin e Joe Biden.
Pranë emrit të 80-vjeçarit është shënuar data e telefonatës së parë dhe vizitës së parë të tij.
“24.02.2022. thirrja e parë, 20.02.2023. vizitë”, shkruan në tabelë.
Joe Biden sërish theksoi mbështetjen e madhe të SHBA-së për Ukrainën ndërsa tregoi se ka ndarë një ndihmë të re në vlerë të 500 milionë dollarëve. /Telegrafi/