Ndër temat që të martën kryenegociatorët pritet t’i diskutojnë në kuadër të dialogut në Bruksel, do të jetë edhe çështja e dinarit.
Emisari Gabriel Escobar të premten u largua nga Kosova me porosinë se kryeministri Albin Kurti refuzoi propozimet e tij për dinarin.
Megjithatë presidentja Vjosa Osmani, thotë se është arrit pajtimi që nga Serbia paratë të vijnë vetëm në euro e jo dinar.
Megjithatë sipas Presidentes dakordim nuk ka për pjesën e dytë të planit me të cilën synohet që të sigurohet që çdo ndihmë financiare që vjen nga Serbia të mos të shkoj në duart e personave që kanë abuzuar.
Sipas saj, ideale do të ishte që për dinarin të arrihet marrëveshje nesër në Bruksel, në takimin e kryenegociatorëve.
BE-ja e ka konfirmuar se në rundin e ri të dialogut ndër të tjera bisedohet edhe për dinarin, ndërsa nga zyra e zëvendës-kryeministrit, Besnik Bislimi, nuk kanë folur për rezultatet që presin nga ky takimi, duke deklaruar se për rezultatet publiku do të njoftohet pas takimeve.
Njohësit e procesit të dialogut janë skeptik se ky takim mund të prodhojë rezultate, për shkakun se sipas tyre palët por prodhojnë tema të paqena për të penguar zbatimin e marrëveshjeve.
“Ne të gjithë e dimë se për çka jemi zotuar në zotimi ne Ohrit pastaj në takimin në Bruksel dhe ne po e vërejmë apo është thënë nga njohësit e Kushtetutës se ne e kemi pranuar njëfarë autonomie, që i bie që asociacionin të cilin do të detyrohemi ta fusim nëse nuk ndërmarrim diçka, do të jetë më i rëndë sesa të gjitha s’po them draftet se s’ka pasur drafte, sesa ajo që e kemi menduar se do të jetë,” ka thënë, profesori, Blerim Canaj.
Canaj thotë se qëllimi i palëve është zvarritja e dialogut dhe ikja nga përgjegjësia e marrëveshjeve, sidomos për faktin se vendi po hyn në vit zgjedhor.