Telegrafi

Çka po ndodh momentalisht në Kursk të Rusisë?

Forcat ukrainase kanë nisur një inkursion brenda territorit rus. Ushtria ka deklaruar se tashmë kontrollon një territor të madh në rajonin e Kurskut. Madje, territori llogaritet të jetë i madh sa ai i qytetit amerikan i Filadelfias.

Presidenti rus, Vladimir Putin raportohet të ketë vendosur për të dërguar rekrutët e rinj në këtë pjesë të Rusisë në mënyrë që të ndalet pushtimi ukrainas.

Skynews ka bërë një përmbledhje të shkurtër me atë se çfarë po ndodh momentalisht në Kursk të Rusisë?

Forcat ukrainase po vazhdojnë me sulmin e tyre madhor ndërkufitar;

Zyrtarë të lartë të Kievit thanë sot se Ukraina po krijonte një “zonë tampon” në rajonin e Kurskut dhe planifikon të organizojë ndihmë humanitare dhe korridore evakuimi për civilët që kërkojnë të shkojnë ose në Rusi ose në Ukrainë;

Që nga fillimi i ditës, trupat sulmuese kishin avancuar dy milje në disa pjesë të Kurskut, tha komandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi;

Gjithashtu, trupat ukrainase morën robër më shumë se 100 ushtarë rusë;

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës shtoi se trupat e dislokuara në Kursk shkatërruan një aeroplan rus Su-34 të përdorur për të lëshuar bomba rrëshqitëse në pozicionet dhe qytetet e vijës së parë të Ukrainës;

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës tha dje se Kievi nuk e ka ndërmend ta mbajë për veti territorin rus të cilin aktualisht po e kontrollon në Kursk. /Telegrafi/