Site icon Telegrafi

Çka përfiton Kosova nga Plani evropian? Deklaratat e ambasadorit amerikan për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier një ditë më parë ka folur për çështjen e Planit evropian, Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe qëndrimin amerikan përkitazi me këto.

Ai theksoi se Plani evropian është ujdia më e mirë e momentit që e çon përpara çështjen e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

“Për SHBA-në kjo është ujdia më e mirë që është e munduar në këtë qast për të çuar përpara çështjen e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi”, deklaroi Hovenier.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në një intervistë për Debat Plus në RTV Dukagjini theksoi se me planin evropian, Kosova përfiton shumë gjëra.

Në këtë intervistë ai ka numëruar të mirat që sjell marrëveshja për Kosovën.

Lexo po ashtu Ambasadori amerikan tregon çka përfiton Kosova nga plani evropian

“Marrëveshja sjell shumë gjëra për Kosovën. Aty janë një varg gjërash që ne mendojmë se janë në interes të Kosovës. Referenca për paprekshmërinë e kufijve, respektimi i integritetit dhe sovranitetit, mbrojtja e pakicave kombëtare”, është shprehur Hovenier.

“Pajtimi për të zhvilluar fqinjësi të mirë mbi bazën e të drejtave të barabarta, zotimi për njohjen e dokumenteve dhe simboleve kombëtare, përfshirë pasaportat, targat, vulat doganore, diplomat, respektimi i pavarësisë, e drejta e vetëvendosjes, mosmarrëveshjet do të zgjidhen përmes rrugëve paqësore pa përdorimin e forcës”, shtoi ai.

Ambasadori i SHBA tha se dëshiron të vë në pah edhe paketën financiare që do ta përfitojnë Kosova dhe Serbia për zhvillimin e përbashkët ekonomik.

Hovenier tha po ashtu se qëndrimi i SHBA-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar e as që do të ndryshojë.

Lexo po ashtu Hovenier: ShBA nuk mbështet diçka që veç edhe një grimcë mund t’i ngjajë Republikës Srpska

Ai ka thënë se është e rëndësishme që Kosova t’i përmbushë zotimet ndërkombëtare që ka marrë.

“Ne Asociacionin e shohim si një gjë që do t’i mundësonte komunitetit serb të adresonte shqetësimet për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave”, tha ambasadori.

Megjithatë ai thotë se SHBA nuk po i kërkon Kosovës që të bëjë diçka që shkel kushtetutën e saj.

Duke folur për planin evropian për normalizimin e raporteve, ai tha se kjo ishte ujdia më e mirë e mundshme.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendi i tij nuk do ta mbështesë një Asociacion që mund t’i ngjajë Republikës ‘Srpska’.

“Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin dhe nuk do të mbështesin diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës Serbe”.

Ai madje theksoi se ShBA nuk i ka kërkuar asnjëherë Kosovës që të themelojë diçka që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se propozimi evropian është lëvizje e rëndësishme në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por është diçka e përkohshme.

Hovenier ka thënë se ani pse ky propozim e bën situatën shumë më të favorshme në procesin e bisedimeve, qëllimi afatgjatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është njohja reciproke që të rezultojë në fund të këtij procesi.

Ai, po ashtu, ka thënë se përkushtimi i ShBA-së në këtë drejtim as nuk është zbehur e as nuk është zvogëluar.

“Dua të them edhe se ky nuk është fundi. Ko nuk është marrëveshja e fundit. Nuk mund të jetë. Kjo është pako e përkohshme. Kjo është lëvizje e rëndësishme përpara; sigurisht që e bën situatën shumë më të favorshme.

Por, qëllimi ynë afatgjatë, qëllimi afatgjatë i Shteteve të Bashkuara mbetet i njëjtë, dhe presidenti Biden dhe sekretari Blinken iu referuan atij sërish në mesazhet e tyre për Ditën e Pavarësisë, hiç më larg se muajin e shkuar, se përfundimisht e shohim këtë proces duke rezultuar në njohje të ndërsjellë. Nuk po flasim që ajo të ketë në qendër njohjen eventuale të ndërsjellë, sepse ajo reflekton realitetin e gjendjes. Por, përkushtimi ynë ndaj kësaj, assesi nuk është zbehur apo zvogëluar”, ka deklaruar Hovenier. /Telegrafi/

 

Exit mobile version