Site icon Telegrafi

Çka ndodhi në ditën e 44-të të agresionit rus në Ukrainë?

Jemi gjashtë javë nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Nëse sapo na jeni bashkuar këtë mbrëmje, më poshtë janë zhvillimet të ditës së 44-t të agresionit rus në Ukrainë.

Të paktën 50 civilë ukrainas kanë vdekur pasi një stacion hekurudhor në Kramatorsk u godit nga dy raketa ruse, sipas zyrtarëve ukrainas;

Presidenti ukrainas, Volodymur Zelensky tha se sulmi tregon se “e keqja ruse nuk ka kufi”;

BE-ja dënoi sulmin “të neveritshëm” ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se imazhet ishin “të tmerrshme dhe shkatërruese”;

Rusia mohoi përgjegjësinë dhe sugjeroi se Ukraina kishte sulmuar popullin e saj;

Boris Johnson e quajti bombardimin e refugjatëve në një stacion treni në Ukrainën lindore “të pandërgjegjshme”;

Zyrtari perëndimor tha se forcat ruse kishin braktisur “shumë” tanke, automjete dhe artileri në një tërheqje “të nxituar”;

Ukraina pretendoi se 19 mijë trupa ruse janë vrarë;

BE-ja i ofron anëtarësim të shpejtë Ukrainës – Von der Leyen i dorëzon pyetësorin Zelenskyt

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mestola tha se Evropa nuk po reagon mjaft shpejt për Ukrainën;

Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se vendi i tij do të ndalojë importin e naftës ruse;

Sllovakia ka dërguar një sistem anti-ajror S-300 me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë;

Rusia mbyll zyrat e 15 OJQ-ve të të drejtave të njeriut për “shkelje të ligjit”;

BE miraton një sërë sanksionesh të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version