Site icon Telegrafi

Çka ndodhi me projektin e Orinda Hutës?

Orinda Huta ka kohë që ka paralajmëruar projektin e saj të ri.

Këngëtarja nga Shqipëria, e cila viteve të fundit nuk është shumë aktive në skenën muzikore shqiptare, muaj me parë ka paralajmëruar për një këngë të re, e cila akoma nuk u publikua, transmeton Telegrafi.

Kënga është e punuar nga Aida Baraku dhe Armend Regjepagiqi dhe teksti i saj ka të bëjë me xhelozinë.

Ende nuk dihen arsyet se përse ky projekt u vonua kaq shumë dhe se kur do të publikohet, pasi artistja nuk ka folur më për të.

Ndryshe Orinda prej vitesh është e angazhuar në rolin e prezantueses, ku si duket e ka gjetur veten shumë mirë edhe krah të dashurit të saj, Turjan Hyska./Telegrafi/

Exit mobile version