Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet pas disa ditësh për ndeshjet e muajit mars.
Dardanët do të luajnë dy sfida ndaj Islandës në ‘Play-Off’ të Ligës së Kombeve, ku synimi është ngjitja në Ligën B.
Sulmuesi i Kosovës, Emir Sahiti në një intervistë për Telegrafin ka thënë se qëllimi është të fitojnë të dyja sfidat.
“Qëllimi ynë është i qartë, duam të marrim dy fitore ndaj Islandës dhe të kalojmë tutje”, tha Sahiti për Telegrafin.
Ai u ndal të flas edhe për shortin për kualifikimet e Kampionatit Botërorë, ku nga shtatori Kosova fillon ndeshjet kualifikuese dhe përballet me Kombëtaret si Zvicra, Suedia e Sllovenia.
“Grup shumë i fortë, por ne duhet të besojmë në forcën tonë. Kemi lojtarë që luajnë në top ligat dhe në top klube”.
“Sigurisht që kemi kundërshtarë të vështirë, por nuk kanë asgjë më shumë se ne. Ne duhet të luftojmë një për të gjithë dhe të gjithë për një”.
“Nëse jemi të bashkuar dhe në formë të mirë, mund ta marrim kualifikimin”, ka deklaruar Sahiti për Telegrafin. /Telegrafi/