Site icon Telegrafi

Çka është duke bërë Putin në momentin që po dyshohet se u vra Prigozhin?

Ndërkohë që po qarkullojnë lajme se shefi i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin është vrarë pas rrëzimit të një aeroplani në afërsi të Moskës, presidenti rus mësohet të jetë në një koncert.

Vladimir Putin është shfaqur në këtë ngjarje, e cila i kushtohet 80-vjetorit të fitores së trupave sovjetike në Betejën e Kurskut.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e rrëzimit të aeroplanit ku dyshohet se u vra kreu i Wagnerit

Disa ekspertë kanë sugjeruar se ai mund të jetë pas rrëzimit të aeroplanit që la të vdekur dhjetë persona – por sigurisht, kjo nuk është konfirmuar dhe shkaku ende nuk dihet.

Kujtojmë se kreu i mercenarëve rus, Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër presidentit rus, Vladimir Putinit.

Lexo po ashtu Autoritetet ukrainase hedhin dyshime lidhur me vdekjen e Prigozhinit

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Ndryshe, Prigozhin u pa për herë të fundit dje në një video që duket se ishte regjistruar në Afrikë. /Telegrafi/

Exit mobile version