Duhet pranuar se njëra nga motrat më të famshme të klanit Kardashian/Jenner duket e mrekullueshme në këtë kombinim.
Kendall Jenner duket se e ka marrë seriozisht edhe daljen në një pikë karburanti dhe definitivisht di të zgjedhë stilin e duhur.
Ajo është fotografuar e veshur me kreacione të stilistëve të famshëm dhe dukej shumë mirë.
Një nga pjesët që tërhoqi më së shumti vëmendje në këtë kombinim ishin çizmet Bottega Veneta, të cilat kushtojnë 10.000 dollarë (9.500 euro).
E veshur nga koka te këmbët me fustan xhins, ajo e kompletoi dukjen me syze dielli me kornizë të zezë katrore dhe vathë të thjeshtë. /Telegrafi/