Site icon Telegrafi

City vazhdon në fazën tjetër duke e nënshtruar Napolin (Video)

Getty Images

Manchester City e ka mposhtur Napolin para tifozëve në San Paolo me rezultat 4-2.

Pas kombinimeve me Dries Mertens, Lorenzo Insigne e zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të të ndeshjes.

Mirëpo, pas një harkimi të Ilkay Gundogan në zonë, Nicolas Otamendi e barazoi rezultatin (34’) dhe bëri që skuadrat të shkojnë në pushim me shifra identike.

Nicolas Otamendi ishte njëri prej golashënuesve (Getty Images)

Me të filluar pjesa e dytë (48’), John Stones e ktheu epërsinë në favor të mysafirëve për herë të parë, pas harkimit nga këndi të Leroy Sane.

Rezultati u barazua sërish me një gol të realizuar nga Jorginho nga pika e bardhë (62’).

Megjithatë, Sergio Aguero ia doli që ta kthente përsëri epërsinë në favor të skuadrës angleze (69’).

Aguero e përmbysi sërish rezultatin (Getty Images)

Në minutat shtesë, Raheem Sterling e shënoi edhe golin e katërt (90’+2), ndërsa Kevin De Bruyne ishte asistues.

Me këtë fitore, Manchester City e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Napoli, nga ana tjetër, është në prag të eliminimit nga gara më e madhe evropiane për klube. /Telegrafi/

Exit mobile version