Manchester City ka fituar ndaj Cardiffit me rezultat 0-2 në kuadër të 1/16 në FA Cup.
Mysafirët ishin dukshëm më të mirë dhe ishte një kualifikim i merituar në rundin e pestë të kësaj gare.
Goli i parë në takim u shënua Kevin De Bruyne në minutën e tetë, belgu shënoi një gjuajte të lirë fantastike.
Ndërsa i dyti u shënua nga Raheem Sterling në minutën e 37-të.
Pjesa e dytë ishte me raste nga të dy anët kryesisht nga vendasit, por rrjetet mbetën të paprekura.
Kundërshtari i radhës i skuadrës së Pep Guardiolas do të mësohet pas shortit. /Telegrafi/
Kevin De Bruyne is a magician. ✨ #FACup pic.twitter.com/emt3hXysgY
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) January 28, 2018
Raheem Sterling with a rare headed goal. 👌 #FACup pic.twitter.com/8MbJZHcKIG
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) January 28, 2018