Site icon Telegrafi

City shumë afër finalizimit të transferimit të Cancelos, Juventusi fiton para dhe Danilon

Manchester thuhet se është afër të mbyll një marrëveshje me vlerë 35 milionë plus Danilon për mbrojtësin e djathtë të Juventusit, Joao Cancelo.

Bisedimet e zgjatura disa mujore thuhet se kanë dhënë rezultat vetëm gjatë takimit të djeshëm (e premte).

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, City ka rënë dakord të përputhet me kërkesat e Juventusit.

Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Juventusit udhëton në Angli, Cancelo shumë afër Cityt

Gazetari i tyre Nicolo Schira shton se të dy klubet tani janë në ‘detajet e fundit’ dhe se Danilo do të bashkohet me Bianconerët pas finales së Community Shield të dielën.

Në anën tjetër, Manchester Evening News raporton se mbrojtësi brazilian nuk udhëtoi me kampionët anglezë për përballen e tyre me Liverpoolin.

25-vjeçari portugez tensionoi marrëdhëniet e tij me tifozët e Zonjës së Vjetër pasi ai nuk pranoi të angazhohej për klubin dhe  u kap duke mos stërvitur mirë në trajnim.

Fabrizio Romano, nga ana tjetër, është më i kujdesshëm pasi pretendon se City do të ofrojnë vetëm 30 milionë euro plus Danilon, ndërsa ky i fundit – megjithëse është afër të transferohet – ende nuk ka rënë dakord me kushtet e Juves. /Telegrafi/

Exit mobile version