Telegrafi

City shfaq interesim për Kovacicin

Mateo Kovacic në bankën rezervë të Realit ndaj Levantes (Foto: Getty Images)

Mateo Kovacic duket se është lodhur nga fakti të jetë rezervist i Real Madridit.

Ai ditë me parë tha se pas Kampionatit Botëror do të shikojë mundësitë për t’u larguar nga Los Blanocs.

Arsyeja e kroatit është fare e thjeshtë, minutat e pakët në fushë e blertë.

Kovacic gjatë një aksioni kundër Nigerisë (Foto: Getty Images)

Tottenhami tash e disa kohë është duke monitoruar me kujdes situatën e krijuar në Madridit dhe pritet që në javët në vazhdim të bëjnë edhe lëvizje konkrete në këtë aspekt.

Por, Spurs nuk do të jenë të vetëm në këtë garë. Sipas Marca, për lojtarin në orët e fundit ka shfaqur interesim edhe Manchester City.

Lexo po ashtu Lojtarët e Realit u tallën me Liverpoolin në Anfield? Publikohet video që shpjegon të vërtetën

24-vjeçari në sezonin e fundit është paraqitur në 36 ndeshje në të gjitha garat, por nuk ka shënuar ndonjë gol.

Çmimi i tij është rreth 30 milionë euro, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që edhe Juventusi e Manchester Unitedi të lëvizin drejt tij. /Telegrafi/