Telegrafi

City rivalizon Barcelonën për yllin kolumbian

Talenti kolumbian, Yerry Mina ka përfunduar edhe në radarin e skuadrës angleze, Manchester City, pas interesimit nga gjiganti katalunas, Barcelonës.

Sipas Mundo Deportivo, Manchester City janë të vendosur për të rivalizuar Barcelonën në garën për mbrojtësin e Palmeiras, Yerry Mina.

22-vjeçari, reprezentues i Kolumbisë ka impresionuar me lojën e tij në kampionatin brazilian duke shkaktuar rritje të interesit nga Evropa.

Lexo po ashtu City shfaq interesim për talentin e Juventusit që cilësohet si ‘Balotelli i ri’

Barca janë raportuar të ketë një marrëveshje me skuadrën braziliane, me një opsion blerje prej 8.1 milionë funte, duke refuzuar çdo marrëveshje me skuadrat tjera.

Kjo klauzolë nuk zmbrapset deri në verën e ardhshme, edhe pse, shefi i Cityt, Pep Guardiola është i përgatitur për të bërë luftë me ish-skuadrën e tij në një përpjekje për të bërë një lëvizje me një çmim më të lartë gjatë janarit. /Telegrafi/