Telegrafi

City rivalizon Barcelonën për Bentancurin e Juventusit

Rodrigo Bentancur mund të largohet nga Juventusi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori uruguaian thuhet se nuk është më në planet e Maurizio Sarri, andaj afati i dimrit për të mund të sjellë ndryshime në të ardhmen.

22-vjeçari nuk po arrin që të përshtatet në taktikat e ish-trajnerit të Chelsea, e që kjo gjë po bënë që ai të largohet nga Zonja e Vjetër në janar.

Po ashtu, transferimi i Aaron Ramseyt dhe Adrien Rabiotit në këtë verë që shkoi, ka bërë që mesfushori ta humbë vendin e titullarit.

Lexo po ashtu Barcelona dëshiron yllin e Juventusit, Rodrigo Bentancur

Sipas asaj që raporton Daily Star, Barcelona është shumë e interesuar për transferimin e Bentancur nga kampioni i Serie A-së.

Por, në garë për të tani është futur edhe Manchester City, pasi Pep Guardiola e sheh lojtarin si zëvendësues të David Silvas dhe Fernandinhos. /Telegrafi/