Telegrafi

City rikthen interesimin për Cancelon

Manchester City e ka rikthyer interesimin për Joao Cancelon, derisa Juventusi po kërkon 50 milionë euro nga shitja e portugezit.

Mbrojtësi i talentuar thuhet se nuk është pjesë e planeve të Maurizio Sarrit, andaj në këtë verë Zonja e Vjetër është e gatshme ta shesë atë.

Sipas Sportitalia, Manchester United dhe Pari Saint-Germain janë po ashtu në garë për transferimin e  Cancelos, mirëpo Citizens po i prijnë garës.

Joao Cancelo (Foto: Juventus FC/Twitter)

Mediumi italian bën të ditur se kampioni i Ligës Premier po tenton që ta mbyll transferimin e portugezi në këto pak ditë, para se të mbyllet afati kalimtar më 9 gusht në Angli.

Lexo po ashtu Bayerni rivalizon Man Cityn për Cancelon

Fillimisht negociatat ishin ndërprerë, pasi Manchester City kishte tentuar që në marrëveshje ta fuste Danilon, mirëpo Bianconerët e refuzuan ofertën.

Tani, skuadra angleze thuhet se do t’i ofrojë deri në 40 milionë euro dhe bonuset për ta mbyllur transferimin e reprezentuesit të Portugalisë. /Telegrafi/