Manchester City ka fituar lehtësisht ndaj Arsenalit me rezultat 3-1 në Ligën Premier.
Skuadra e Pep Guardiolas arriti një fitore të lehtë kundër Topçinjve, duke ndjekur kështu nga afër Liverpoolin në krye të tabelës.
Sergio Aguero arriti të shënojë golin i parë që në sekondat e parë të ndeshjes, ndërsa pas dhjetë minutave erdhi goli i barazimit 1-1 nga Laurent Koscielny.
Aguero riktheu epërsinë në minutën e 44 dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.
Sulmuesi argjentinas kompletoi het-trikun në minutën e 61-të, duke zbehur kështu shpresën e mysafirëve për pikë nga kjo ndeshje.
Pas kësaj fitore City vazhdon në pozitën e dytë me 59 pikë, kurse Arsenali në pozitën e gjashtë me 47 pikë.
Në xhiron tjetër skuadra e Guardiolas luan ndaj Evertonit, kurse Topçinjtë kundër Huddersfield. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xup_OzVjH6o