Sergio Ramos vazhdon të jetë shënjestër e klubeve të mëdha, të cilët janë të interesuar për shërbimet e qendërmbrojtësit.
Legjenda e Real Madridit vendosi të mos e vazhdonte kontratën me Los Blancos, ashtu që largohet si lojtar i lirë.
Pas 16 viteve të kaluara në Santiago Bernabeu, spanjolli është i interesuar për një sfidë të re.
Sipas ESPN, tashmë ai është kontaktuar nga Manchester City, Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu.
Megjithëse në moshën 35 vjeçare, Ramos mbetet ndër mbrojtësit më të mirë në qarkullim. /Telegrafi/