Manchester City është i etur të tregojë forcën e tyre financiare në betejën për sulmuesin francez të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe .
Real Madrid vlerësohet si favorit kryesor për transferimin e francezit Mbappe, i cili pritet të largohet nga PSG këtë verë.
Sulmuesi tashmë i rezistoi përpjekjeve të PSG-së për të hapur bisedime për një kontratë të re dhe largimi duket i pashmangshëm nga Parc des Princes.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm të paguajë një shifër rekord botëror prej 300 milionë euro apo më shumë për transferimin e Mbappe.
Sidoqoftë, mediumi i njohur El Confidencial raporton se Perez dhe Reali do të përballen me konkurrencën e forta nga Barcelona dhe City.
Interesimi i Cityt thuhet se e ka kthyer kokën e Mbappes, i cili mezi do të priste të punonte me menaxherin Pep Guardiola.
Sulmuesi i talentuar francez mendon se loja e tij do të kalonte edhe një nivel më lartë duke punuar me trajnerin katalunas.
Marrëveshja e tanishme e Mbappes me PSG-në është valide deri në vitin 2022. /Telegrafi/