Manchester City është duke iu afruar transferimit të Mateo Kovacic nga Chelsea për 25 milionë funte (30 milionë euro).
Blutë e kanë pranuar ofertën për mesfushorin kroat dhe të gjitha palët shpresojnë në finalizimin e marrëveshjes deri në fund të kësaj jave.
Cityt iu dha e drejta të bisedojë me lojtarin në fillim të këtij muaji, pata se të udhëtonte me përfaqësuesen e Kroacisë, në mënyrë që të arrihej marrëveshja për kushtet personale.
Largimi i 29-vjeçarit i jep fund qëndrimit prej pesë sezoneve në Stamford Bridge, ku fillimisht ishte huazuar nga Real Madridi.
Gjatë kohës te Chelsea, ai e fitoi titullin e katërt në karrierë të Ligës së Kampionëve (pas tre trofeve të fituara me Los Blancos), si dhe në vitin 2019 e fitoi Ligën e Evropës. /Telegrafi/