Site icon Telegrafi

City po përgatitet për një prezantim spektakolar të Messit në Etihad

Është duke u raportuar se Lionel Messi pritet që shumë shpejtë do të prezantohet te Manchester City.

Pasi dorëzoi letrën për largim të martën e kësaj jave në zyrat e Barcelonës, ylli argjentinas po punon në kalimin e tij te Citizens.

Sipas asaj që raporton gazetari i Esporte Interativo, Marcelo Bechler, klubi anglez po i bën përgatitjet për një prezantim sa më spektakolar të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Lexo po ashtu Kështu mund të luajë Barcelona në edicionin 2020/21 - pa Messin në formacion

Pep Guardiola tashmë ka zhvilluar një telefonatë me 33-vjeçarin, me këtë të fundit që i ka zbuluar dëshirën që t’i fitojë edhe dy Topa të Artë deri në fund të karrierës.

Trajneri katalunas i ka konfirmuar se nëse ribashkohen, një gjë e tillë do ishte e mundur, gjersa Barcelona po tenton t’i fitojë 700 milionë euro nga shitja e tij, gjë e pamundur në letër.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët që mund të marrin numrin 10 në fanellë nëse Messi largohet nga Barcelona

Por, Citizens mendojnë të ofrojnë 100 milionë euro dhe tre lojtarë për shërbimet e lojtarit më të mirë në histori të Blaugranasve. /Telegrafi/

Exit mobile version