Manchester City ka fituar ndaj West Hamit në Ligën Premier me rezultat 2-1.
Për vendasit nuk ishte aspak një fitore e lehtë, edhe pse ishin më të mirën në fushë.
Të parët rrezikuan ‘Çekanët’ me anë të Michail Antonios në minutën e shtat, pastaj në minunuten e 25-të City rrezikoi me anë të David Silvas.
Ndërsa, në minutën e 44-të shënoi Aaron Cresswell dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Në minutën e 57-të rezultatin e barazoi Nicolas Otamendi, kjo pas asistimit nga Gabriel Jesus.
Ndërsa goli i fitores erdhi nga Silva në minutën 83-të pas asistimit nga Kevin De Bruyne.
Pas kësaj fitore Man City vazhdon në pozitën e parë me 43 pikë, ndjekur nga Manchester Unitedi me 35, ndërsa West Hami renditet në vendin e 19 me 10 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Pep Guardiolas është ndaj Unitedit, kurse West Hami do përballet me Chelseat. /Telegrafi/