Site icon Telegrafi

City përgatitë ofertë zyrtare për Ronald Araujon

Ronaldo Araujo mund të jetë ylli i radhës që largohet nga Barcelona gjatë verës.

Mbrojtësi uruguaian është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Real Madrid, Bayern Munich, Man Utd, Chelsea dhe Manchester City janë skuadrat që kanë shprehur interesim për lojtarin.

Por duket se City është favorit për të nënshkruar me mbrojtësin e talentuar, pasi tanimë Pep Guardiola ka darkuar edhe me agjentin e lojtarit Edmundo Kabchi.

Sipas gazetarit turk të mediumit ‘fichajes’, City është duke bërë gati një ofertë prej 30 milionë euro për transferimin e Araujos në verë.

Lojtari ndihet mirë në Camp Nou, por ai fiton një pagë prej vetëm 900 mijë eurove në vit dhe synon që me kontratën e re të ketë pagë pesë herë më të lartë.

Gjithsesi bisedimet mes tij dhe Barcelonë po vazhdojnë, derisa klubet tjera janë duke monitoruar situatën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version