Telegrafi

City përfshihet në garë për Chilwell

(Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Leciester Cityt, Ben Chilwell, ka joshur interesimin e shumë klubeve, të cilët shpresojnë t’i sigurojnë shërbimet e tyre në afatin e ardhshëm kalimtar.

Ndërsa sipas The Telegraph, në garë është përfshirë edhe kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester City.

Mbrojtësi i krahut të majtë është lidhur shumë me një transferim te Chelsea, mirëpo duket se Blutë do të kenë konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, dëshiron ta ketë në skuadër Chilëellin në sezonin e ardhshëm, prandaj i ka njoftuar shefat e klubit që të tentojnë transferimin e tij.

Mirëpo, një pengesë është çmimi i lartë që kërkon Leciesteri për të – rreth 85 milionë funte (95.5 milionë euro), shuma e afërt që përfituan nga shitja Harry Maguire te Manchester Unitedi. /Telegrafi/