Telegrafi

City përballë Bristolit në FA Cup – formacionet startuese

Manchester City është mysafir i Bristol Cityt në Ashton Gate për ndeshjen e raundit të pestë të Kupës FA.

Duke qenë se kundërshtari bën gara në ligën e dytë të sistemit të futbollit anglez (Championship), Citizens janë favoritë për të vazhduar në fazën tjetër.

Trajnerët Nigel Pearson dhe Pep Guardiola e kanë bërë zgjedhjen e futbollistëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Bristol Cityt: O’Leary; Tanner, Vyner, Kalas, Pring; James, Williams; Sykes, Scott, Bell; Wells.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ortega; Lewis, Ruben Dias, Akanji, Ake; Bernardo Silva, Phillips, Gundogan; Mahrez, Julian Alvarez, Foden.


/Telegrafi/