Telegrafi

City pas Lichtsteinerit

Mbrojtësi i Juventusit është bërë objektiv kryesor i mbrojtjes së gjigantëve anglez.

Manchester City tani janë duke konkurruar me Chelsean për mbrojtësin e anës së djathtë të Juventusit, Stephan Lichtsteiner.

32-vjeçari ishte duke u shënjestruar nga ish-trajneri i tij, Antonio Conte, i cili do të marrë frenat e klubit londinez pas Euro 2016.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Sipas Tuttosport, një konkurrent i ri ka hyrë në garë për zviceranin, ku Pep Guardiola i Manchester Cityt dëshiron futbollistin në radhët e veta.

Oferta e qytetarëve besohet të jetë 10 milion euro, por Juventus janë duke shpresuar për të shitur lojtarin për shifrën e 15 milionëve. /Telegrafi/