Manchester City ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme në këtë fillimsezoni në Ligën Premier duke fituar ndaj Huddersfield Town me rezultat 6-1.
Në ndeshjen e zhvilluar në Emirates, rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të përmes Sergio Aguero, i cili u asistua nga Ederson.
Rezultati u dyfishua shumë shpejtë përmes Gabriel Jesus (31′), ndërsa katër minuta më pas, Aguero e shënoi edhe golin e dytë personal (35′).
Pa përfunduar pjesa e parë (43′), mysafirët e shënuan me anë të Jon Gorenc-Stankovic, ndërsa ky rezultoi goli i nderit për Huddersfieldin.
Me të filluar gjysma e dytë, David Silva ishte fantastik nga gjuajtja e lirë (48′) duke e thelluar akoma më shumë epërsinë.
Sergio Aguero e kompletoi het-trikun në minutën e 76-të, ndërsa që të mos mungonte edhe një autogol në këtë sfidë u kujdes Terence Kongolo (85′).
Në dy ndeshjet e para të sezonit 2018/2019, Manchester City ka regjistruar dy fitore dhe numëron gjashtë pikë. Huddersfield Town ka humbur në dy takimet e para.
Në xhiron e ardhshme, kampioni anglez luan kundër Wolverhampton Wanderers, derisa Huddersfieldi e pret Cardiff Cityn. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BL0yUgDrz54
https://twitter.com/FIFAWCGoals/status/1031173886111567872
https://www.youtube.com/watch?v=ReI8dOvQOPs