Telegrafi

City nuk dëshiron ta mbajë, tre top klube në garë për mbrojtësin Yan Couto

Yan Couto do të rikthehet te Manchester City pas dy viteve të kaluara te Girona si i huazuar nga kampioni nëfuqi i Anglisë.

Megjithatë mbrojtësi i djathtë brazilian nuk do të mbetet gjatë në Etihad Stadium, pasi ai nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Me Kyle Walker një pjesë e rëndësishme në krahun e djajthtë të mbrojtjes dhe me lojtarët si Rico Lewis dhe John Stones që luajnë në atë rol, Pep Guardiola nuk e ka ndërmend të mbajë brazilianin.

Lexo po ashtu Në fushë e turpëroi, por pas ndeshjes Vinicius Jr ngushëlloi kundërshtarin që filloi të qante

Nisur nga kjo situatë, Manchester City synon të nxjerrë një fitim të mirë nga shitja e Yan Couto , i cili ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm te Girona.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Talk Sport’, klubi anglez vlerëson se mund të marrë rreth 40 milionë euro për lojtarin brazilian, i cili ka interes nga Real Madrid, Bayern Munich dhe Manchester United.

Lexo po ashtu E kishin në listën e dëshirave, Reali heq dorë nga ylli brazilian pas paraqitjes zhgënjyese në Santiago Bernabeu

Tre top klubet evropiane e kanë përcjell mbrojtësin brazilian i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij në La Liga.

Couto nuk pritet të mbetet në Etihad Stadium dhe City nga shitja e brazilianit synon t’i fitojë 40 milionë euro. /Telegrafi/