Barcelona nuk është klubi i vetëm që i do me ngulm shërbimet e Lautaro Martinezit, pasi në garë është përfshirë edhe Manchester City – bëjnë të ditur mediat sportive.
Ka kohë që Blaugranët janë duke i kërkuar shërbimet e sulmuesit të Interit, porse klubi italian nuk e kishte lejuar largimin e tij pa e paguar klauzolën prej 111 milionë eurosh.
Ndërsa tash, Eurosport, Marca Claro e TyC Sports, njoftojnë se klubi anglez është duke përgatitur ofertë për futbollistin 23 vjeçar.
Lautaro konsiderohet si një zëvendësues ideal i Sergio Agueros në Etihad Stadium, ndërsa ai mund të luajë edhe krahas Lionel Messit, në rast se superylli vendos t’i bashkohet Cityt në sezonin e ardhshëm.
Në 94 ndeshje zyrtare me Interin, Martinez ka shënuar 35 gola dhe ka dhuruar 10 asistime, kurse në 19 paraqitje me Argjentinën e ka gjetur rrjetën plot 10 herë. /Telegrafi/