Manchester City kishte pasur bisedime me agjentët e Lionel Messit dhe Neymarit këtë verë, për ta shikuar mundësinë e transferimit të tyre.
Ishin zhvilluar tri takime në mes përfaqësuesve të lojtarëve dhe klubit nga Etihad, por u pa që marrëveshja është e pamundur momentalisht.
Por kjo gjë nuk e ka dekurajuar sheikun Mansour, i cili i ka premtuar Pep Guardiolas se do të provojë edhe vitin e ardhshëm, pasi qëllimi madhor është fitorja në garën e Ligës së Kampionëve, shkruan The Sun.
Kontrata e Messit me Barcelonën ka vetëm edhe një vit, pasi ajo përfundon në qershor 2017 dhe mund të jetë një cak i arritshëm për sheikët.
Në anën tjetër Neymar kërkohet edhe nga PSG. /Telegrafi/