Telegrafi

“City ka para ta blejë Messin, por është e vështirë”

Sergio Aguero do të dëshironte ta shihte Lionel Messin me fanellën e Manchester Cityt, por thotë se është shumë e komplikuar që një simbol si ai të largohet nga Barcelona.

Messi në ndeshjen e fundit ka shënuar tri gola duke e dërguar Argjentinën në Kupën e Botës.

President i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë disa herë që marrëveshja është arritur për rinovim, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Paratë nuk janë problem këtu. Por mendoj që lojtar si Messi,si Cristiano Ronaldo, janë lojtarë simbol të klubeve të tyre dhe është e vështirë t’i largosh”.

“Do të doja të luaja në një ekip me Leo, por duket e komplikuar”.

Aguero është jashtë fushave pas një aksidenti në Amsterdam dhe ka folur për këtë duke thënë se janë gjëra që ndodhin.

Messi dhe Aguro janë miq që nga moshat e reja te Argjentina. /Telegrafi/