Telegrafi

City humb dy penallti, por shënon pesë gola (Video)

Manchester City pothuajse e ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Citizens kanë fituar si mysafirë të Steaua Bucharest me rezultat të thellë prej 5-0, në saje edhe të ‘hat-trick’ të Sergio Agueros.

Megjithëse humbi dy penalti Aguero (8’, 21’), arriti të realizon tre gola. Fillimisht shënoi në minutën e 41-të takimit dhe më pas në të 79-tën. Por, argjentinasi realizoi gol edhe në minutën e fundit.

Dy golat të tjerë për skuadrën e Pep Guardiolës i shënuan David Silva (13’) dhe Nolito (49’).

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

Young Boys 1-3 B. Monchengladbach
Ajax 1-1 Rostov
Dinamo Z. 1-1 Salzburg
Copenhagen 1-0 Apoel