Manchester City është i gatshëm për të konkurruar me skuadrat e mëdha spanjolle për mbrojtësin e Bayern Munichut, David Alaba.
City ka parë dobësi në këtë sezon të Ligës Premier, me Liverpoolin që është afër fitimit të titullit dhe kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë përforcimet.
Ndërsa, sulmi ka mbetur i shkëlqyeshëm – mbrojtja nuk ka rezultuar e mirë këtë sezon pas largimit të ish-kapitenit Vincent Kompany.
Lëndimet e shumta të mbrojtësve të rëndësishëm dhe dështimi për të transferuar cilësi të freskëta gjatë verës ka bërë që City të mendoj për sezonin e ri.
Sipas mediumit Evening News Manchester, Qyetarët janë të gatshëm të konkurrojnë me gjigantët spanjollë, Real Madridin dhe Barcelonën për Alaban.
Shansi për të transferuar Alaban nuk do të injorohet, veçanërisht duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira të menaxherit Pep Guardiola me austriakun gjatë kohës së tij në krye të Bayernit. /Telegrafi/