Site icon Telegrafi

City fiton ndaj West Hamit, i qëndron hije Liverpoolit

Sergio Aguero dhe Raheem Sterling duke festuar golin ndaj West Hamit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester City fitoi ndaj West Ham Unitedit me rezultat 1-0 dhe kështu vazhdoi ndjekjen e Liverpoolit nga afër në Ligën Premier.

Skuadra e Guardiolas ishte dukshëm më e mirë në fushë dhe në fund arritën një fitore të merituar.

Rasti e parë në ndeshje e kishte David Silva (5′), pastaj edhe Sergio Aguero (26′) dhe Nicolas Otamendi (33′), por pasi asnjëri nuk u tregua i saktë pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0.

David Silva gjatë një momenti të ndeshjes kundër West Hamit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesën e parë, ndërsa ishte Sergio Aguero që shënoi golin e epërsisë nga penalltia në minutën e 59-të.

Silva ishte afër të shënojë gol në minutën e 65-të, por një nga mbrojtësit largoi topin nga vija e portës. City kërkoi edhe golin e dytë në takim, por Lukasz Fabianski nuk lejoi një tjetër gol.

Festa e Sergio Aguero te goli i fitores ndaj West Ham Unitedit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Man City vazhdon në pozitën e dytë me 68 pikë, një më pak se Liverpooli, ndërsa West Hami renditet i dhjeti me 36 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Guardiolas është ndaj Bournemouthit, ndërsa West Hami luan kundër Newcastles. /Telegrafi/

https://twitter.com/TheSwypeSports/status/1100870813136359428

Exit mobile version