Site icon Telegrafi

City është në gjysmëfinale të FA Cup

(Foto: Owen Humphreys/Pool via Getty Images/Guliver)

Me rezultat prej 2-0, Manchester City e ka mposhtur Neëcastle Unitedin në St. James’ Park, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup.

Goli i parë në ndeshje u realizua nga pika e bardhë, ndërsa ekzekutues ishte Kevin De Bruyne (37’).

Me epërsi minimale të Citizens, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në gjysmën e dytë, mysafirët shënuan edhe një herë.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Raheem Sterling u tregua i saktë pas një asistimi nga Phil Foden (68’) për ta dyfishuar epërsinë.

Në këtë mënyrë, Manchester City iu është bashkuar skuadrave gjysmëfinaliste, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=qfRgalR-KLU

Exit mobile version