Manchester City është kualifikuar në raundin e katërt të EFL Cup (Carabao Cup) pas fitores (2-1) ndaj Bournemouth.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 18-të me golin e Liam Delap që u asistua nga Phil Foden.
Skuadra mysafire ia doli ta barazonte rezultatin pas katër minutash (22’) përmes golit të Sam Surridge.
Sidoqoftë, vendasit u rikthyen në pjesën e dytë për ta shënuar golin e dytë dhe të fitores me anë të Phil Foden (75’).
Me këtë fitore, Manchester City kualifikohet në raundin e katërt të EFL Cup (1/8 e finales), ku do të luajë përballë Burnleyt. /Telegrafi/