Sipas raportimeve, Manchester City është i përgatitur të ofrojë 90 milionë euro për objektivin e Chelseat dhe Bayern Munichut, Matthijs De Ligt.
Gazeta italiane, Tutto Juve ka raportuar se Manchester City është gati t’i ofrojë Juventusit shumën emajme për mbrojtësin e tyre 22-vjeçar, duke financuar transferimin me shitjen e Nathan Ake për 45 milionë euro dhe Gabriel Jesus për 52 milionë – te Chelsea, respektivisht Arsenali.
De Ligt aktualisht është i kontraktuar me gjigantët italianë deri në vitin 2024, por e ardhmja e tij është në dyshime këtë verë, me Cityn e fundit që ka shfaqur interes, pasi Nathan Ake duket se do të largohet për në Chelsea.
Sezonin e kaluar, 22-vjeçari bëri 42 paraqitje në të gjitha garat për Zonjën e Vjetër. Vetëdija e tij mbrojtëse dhe besueshmëria në anën e pasme e bënë atë një pjesë integrale të skuadrës së Massimiliano Allegrit.
Megjithatë, largimi nga Torino për t’iu bashkuar Manchester Cityt nuk do të ishte një lëvizje e arsyeshme për De Ligt, me kampionët e Ligës Premier që tashmë kanë Aymeric Laporten, John Stones dhe Ruben Dias në vijën e tyre të mbrojtjes.
Nga ana tjetër, Chelsea, i cili po synon gjithashtu reprezentuesin holandez, do të ishte një zgjedhje më e mençur.
Pas humbjes së dy mbrojtësve këtë verë, Thomas Tuchel do të duhet të forcojë linjën e tij të pasme nëse dëshirojnë të konkurrojnë për titullin sezonin e ardhshëm, dhe De Ligt do të ishte një përshtatje e përsosur. /Telegrafi/