Telegrafi

City e refuzon ofertën e Romës për Foden

Roma ka tentuar që ta transferojë në formë huazimi talentin e Manchester Cityt, Phil Foden, mirëpo është refuzuar oferta e tyre nga Citizens.

Talenti i kampionit në fuqi të Ligës Premier ka tërhequr vëmendjen e skuadrës italiane në dy ditët e fundit të afatit kalimtar.

Foden, që është shndërruar në një sensacion në ligën angleze, është duke hasur në vështirësi që të futet në skuadrën e parë të Pep Guardiolas.

Lexo po ashtu Befason Guardiola: Foden është lojtari më i talentuar që e kam parë ndonjëherë

Në sezonin e kaluar lojtari i talentuar bëri 26 paraqitje, e që e fituan tripletën, mirëpo që në këtë edicion ende nuk ka startuar në asnjë ndeshje.

Në këtë situatë të krijuar, Roma ka shpresuar që mund ta transferojë Fodeinin, mirëpo Guardiola e sheh lojtarin si pjesë të rëndësishme të planeve të tij. /Telegrafi/