Tifozët e Liverpoolit i kanë përgatitur Manchester Cityt një pritje jo të mirë.
Teksa autobusi i skuadrës së Pep Guardiolas ishte rrugës për t’u futur në Anfield është dëmtuar nga Reds.
Shishe, kanaçe, fishekzjarre dhe objekte të tjera u gjuajtën në drejtim të autobusit të ekipit.
Dera e shoferit dhe disa nga dritaret u shkatërruan dhe UEFA tashmë ka marrë fotografi të asaj që ndodhi.
“Nuk e prisnim këtë pas asaj që ndodhi në Dortmund gjatë vitit të kaluar, ky nuk është Liverpooli”, ka thënë Guardiola pas rastit.
Nga ana e tij, Klopp kërkoi falje: “Nuk e kuptoj, kemi provuar çdo gjë të mundshme për të shmangur një situatë të tillë. Në emër të Liverpoolit kërkoj falje”.
Kjo është ndeshja e parë në kuadër të çerekfinales. /Telegrafi/
City bus just arrived. Cans and bottles thrown #LIVMNC pic.twitter.com/pGsRvIsUqD
— Steve Douglas (@sdouglas80) April 4, 2018