Telegrafi

City dhe Chelsea pas Bale

Gareth Bale në ndeshjen mes Deportivo Alaves dhe Real Madridit (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Ashtu si në çdo afat kalimtar, edhe në atë të janarit emri i Gareth Bale do të jetë prezent.

Sipas Daily Express, në gjurmët e sulmuesi të Real Madridit janë dy skuadra nga Liga Premier.

Bëhet fjalë për Manchester Cityn dhe Chelseat, ndërsa aktualisht të dy skuadrat janë duke përgatitur ofertat e tyre.

Gareth Bale në ndeshjen kundër Deportivo Alaves në Estadio de Mendizorroza (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Por, duke shikuar situatën te Los Blanocs, ata shumë vështirë se do pranojnë ta largojnë uellsianin pasi aktualisht ai është lojtari kryesor i skuadrës spanjolle.

Në shtatë ndeshjet e para në La Liga në këtë fillim sezoni, Bale ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Lexo po ashtu Real Madridi dominon listën e Topit të Artë me tetë futbollistë, pas tyre Liverpooli me katër dhe disa skuadra tjera me nga tre

Ndërsa në paraqitjen e vetme që ka bërë në Ligën e Kampionëve ka shënuar një gol këtë sezon.

Ky është sezoni i gjashtë i ish-yllit të Tottenhamit te skuadra nga Bernabeu. /Telegrafi/