Site icon Telegrafi

City dëshiron Alvesin

Dani Alves mund të provojë edhe magjinë e Ligës Premier, pas aventurave të kaluara në La Liga dhe Serie A.

Mbrojtësi brazilian po vuan të fitoj pozitën stabile të titullarit te ‘Zonja e Vjetër’, dhe kështu janë shtuar zërat për një largim të tij në verë.

Sipas tabloidit anglez ‘Daily Mail’, drejtuesit e Manchester Cityt janë vënë pas shërbimeve të Alvasit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Dani Alves: Barcelona nuk tregoi respekt ndaj meje

‘Qytetarët’ janë duke shikuar për alternativa të krahut të djathtë të mbrojtjes pasi në verë pritet largimi i Pablo Zabaletas, por edhe i Bacary Sagnas.

Kështu, trajneri Pep Guardiola dhe drejtori sportiv, Txiki Begiristain kanë mbajtur bisedime mbi një transferim të mundshëm të Alvesit gjatë afatit kalimtar veror.

Megjithatë, problemi i vetëm mbetet te paga, pasi drejtuesit e klubit anglez kërkojnë që ish-mbrojtësi i Barcelonës të ulë kërkesat e tij.

Dyshja sa ishin bashkë te Barcelona!

Guardiola dhe Alves kanë gëzuar një masë të suksesshme së bashku në Barcelonë para se braziliani të lë skuadrën nga Camp Nou për atë nga Torino, para fillimit të sezonit aktual.

Alves më parë në Spanjë kishte luajtur edhe me skuadrën e Sevillas. /Telegrafi/

Exit mobile version