Site icon Telegrafi

City arkëton tri pikë pas fitores me goleadë ndaj Southamptonit

(Foto: Twitter/Manchester City)

Manchester City është rikthyer te fitorja duke triumfuar me rezultat 5-2 në sfidën ndaj Southamptonit në kuadër të Ligës Premier.

Kevin De Bruyne e zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, para se James Ward-Prowse ta barazonte rezultatin nga pika e bardhë (25’).

Para se skuadrat të shkonin në pushim, Citizens shënuan edhe dy gola, me anë të Riyad Mahrez (40’) dhe Ilkay Gundogan (45’+3).

(Foto: Twitter/Manchester City)

Mahrez shënoi edhe golin e dytë në personal në fraksionin e dytë (55’) pas asistimit nga Phil Foden.

Në ndërkohë, Che Adams shënoi golin e dytë për mysafirët (56’), porse edhe De Bruyne realizoi golin e dytë personal (59’), sërish asistues ishte Foden.

Manchester City e ka rikthyer epërsinë prej 14 pikësh në raport me përcjellësin e parë, Manchester United (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar). Southamptoni mbetet në kuotën e 33 pikëve, në vend të 14 në tabelë. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369714398269485058

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369716346842386434

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369720293045002242

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369722227441233922

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version