Telegrafi

Çitaku, LVV-së: Në opozitë të majtë dhe me sindikata, në qeverisje shtypësit më të mëdhenjë të tyre

Edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit të menaxhmentit të Trepçës që të suspendojë nga puna udhëheqësit e sindikatës së minatorëve.

Çitaku e ka konsideruar të padrejtë këtë vendim e që sipas saj vendimet si ky shpërfaqin brutalisht hipokrizinë e partisë shtet.

“Ndërmarrja Trepça paska marrë vendim që të largojë përkohësisht nga puna kryetarin e Sindikatës së Pavarur të minatorëve dhe katër anëtarë të tjerë”.

“Vendimet si ky jo vetëm që janë të padrejta, por edhe shpërfaqin brutalisht hipokrizinë e partisë shtet”.

Lexo po ashtu Hoti reagon pasi menaxhmenti i Trepçës shkarkoi udhëheqësit e sindikatës së minatorëve: Kjo është e paprecedent

“Në opozitë të majtë dhe me sindikata, në qeverisje shtypësit më të mëdhenj të tyre”, shkroi Çitaku në Facebook.

Gjatë ditës, pati reagime edhe nga dy partitë opozitare, LDK dhe AAK.

Reagimet erdhen pasi menaxhmenti i Trepçës i suspendoi përkohësisht kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin, dy anëtarë dhe një minator.

Të suspenduar mbetën: Ibrahim Jonuzi, Gani Osmani, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, dhe Eset Meha. /Telegrafi/