Ambasadorja në detyrë e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje.
Çitaku ka uruar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve derisa i ka dëshiruar mbarësi në qeverisje edhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Jo i ka thënë Vetëvendosjes se do t’i mbajnë për fjalë.
Ambasadorja përgëzoi edhe PDK-në që pranoi rezultatet e zgjedhjeve me shpejtësi.
“Kosova shembullore sërish!
Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën.
Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë.
Kemi me ju mbajtë për fjale.
Bravo PDK-së e cila ndonëse në rrethana të vështira, sërish paranoi pa ekuivoke rezultatet. Standardet vendosen çdo ditë”, ka shkruar Çitaku në Facebook./Telegrafi/